Showing posts with label AHMET ÇOLLAKU. Show all posts
Showing posts with label AHMET ÇOLLAKU. Show all posts

Një portret i „vështirë”… - Bisedë me Akad. Kopi Kyçykun

- Philadelphia – Bukuresht, 2013 –

I nderuar Akademik Kopi Kyçyku,
Nuk e di me cilën valencë t’ju thërras më parë, me atë te profesorit apo të doktorit; me atë të akademikut apo me atë të shokut a mikut, apo me atë të gjeologut? Ju falenderoj shumë që pranuat të bëjmë këtë dialog, ku personi i parë jeni ju, shumë ndryshe nga unë. Eshtë një kënaqësi e papërfytyrueshme, një tundim i madh. Ju u përkisni fushave të studimeve akademike. Nëse pasuritë natyrore janë krijuar nga natyra dhe manaxhohen nga njerëzit, këto tuajat kryen dhe manaxhohen nga ju, me një punë intelektuale titanike. Në këtë drejtim ju i keni shokët të rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Gjithsesi, bëni gjithçka për Shqipërinë. Jeni një mozaik brenda një perle. Akademiku Kopi Kyçyku i do njerëzit. Ai i qëndron fjalës së shenjtores sonë, Nënë Terezës: “Nëse ndaleni të gjykoni njerëzit, nuk do të gjeni kohe t’i doni”. Personalitete si ju numurohen me gishta. Unë jam admiruesi juaj! Ka shumë si unë që ju admirojnë, sepse ju nuk shtireni; ju jeni si një orë e madhe qe kolaudon të gjitha orët e tjera, me qindra apo me mijra.