Showing posts with label KURT GOSTENTSCHNIGG. Show all posts
Showing posts with label KURT GOSTENTSCHNIGG. Show all posts

Kam rënë që në çastin e parë në dashuri me këtë gjuhë të mrekullueshme



Flet Dr. Kurt Gostentschnigg (1965) albanolog, përkthyes, ligjërues në Universitetin e Graz-it, autor i një sërë punimesh dhe i doktoraturës për shqiptarët dhe albanologjinë, njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve*.


Arif Kutleshi: Zoti doktor Gostentschnigg, ju fillimisht keni studiuar histori në Universitetin e Gracit. Si u bë që të interesoheni për albanologjinë?

Kurt Gostentschnigg: Gjatë studimeve të mia të Diplomës për degën e historisë kam ndjekur dy leksione, një për historinë e Shqipërisë si dhe një për fiset shqiptare dhe kanunin e tyre. Më ka tërhequr dhe zgjodha temën për punën time të diplomës në lidhje me albanologjinë austro-hungareze. Doktorata ka qenë vazhdimi, zgjerimi dhe thellimi i kësaj teme në drejtim të marrëdhënieve midis shkencës dhe politikës.