Showing posts with label Romani “midis” në rrëfimin bashkëkohor. Show all posts
Showing posts with label Romani “midis” në rrëfimin bashkëkohor. Show all posts

ELVIRA DONES: Romani “midis” në rrëfimin bashkëkohor

Nuk ka dyshim se shekulli i njëzetë mes shumë ngjarjeve dhe tronditjeve që e kanë karakterizuar është shekulli që së bashku me tërmetet e mëdha të konflikteve dhe progresit ka sjellë endjet, migrimet, përzierjet gjuhësore-kulturore. Fenomen që përsa i përket letërsisë është quajtur e quhet rëndom “metisizëm”, “kreolizëm” dhe vitet e fundit, me shumë këmbëngulje “globalizim”. Etiketë kjo e fundit me të cilën nuk pajtohem dhe që më duket sa e përshpejtuar aq dhe e sipërfaqshme. Do të isha shumë më dakord me dy përcaktimet e para. Ka qenë një shekull migracionesh që ka sjellë edhe në letërsi shartim, përzierje pa dyshim, fenomen që prozës, romanit bashkëkohor më shumë se mjaft faktorë të tjerë ndikues i ka dhuruar pasuri e vitalitet.