Showing posts with label ARDITA JATRU. Show all posts
Showing posts with label ARDITA JATRU. Show all posts

"Fati ynë janë karakteri dhe veprat tona…" / Bisedë me shkrimtaren Ardita Jatru



Revista Haemus: E dashur Ardita Jatru. Njëheresh me urimin për “Krahë prej letre”, - roman i sapobotuar nga Librarium Haemus dhe që është pritur shumë mirë, - dëshirojmë të flasësh rreth fillimeve të tua letrare. Si mbërrite deri tek shkrimi, apo ndoshta: si mbërriti shkrimi tek ti? A ka ndonjë lidhje të veçantë mes fëminisë sate, vendlindjes, hapësirës ku u rrite dhe u shkollove dhe frymës që përshkron poezinë tënde? Me “lidhje të veçantë” kemi para sysh: prania e ndonjë vegimi, drame, kthesash të papritura…

Ardita Jatru: Poezia lind brenda nesh në një çast të caktuar në jetë. Unë nuk e mbaj mend mirë, por mund të kem qënë 13-14 vjeç. Ka ardhur tejet natyrshëm tek une. Duke qënë natyrë ëndërrimtare, e ndjeshme, kurioze për të eksploruar botën e njeriut dhe e të parit ndryshe atë rreth nesh, ka lindur nevoja për ta shprehur në letër. Kjo ka qënë një menyre reflektimi. Por unë besoj dhe tek adn-ja. Babai im shkruan poezi, ndoshta këtu ka vend shprehja „dardha nën dardhe piqet“.
Në fakt, jam rritur në një familje librangrënësish, me një dashuri të madhe për librin, ndaj nuk mund të veçoja unë si fëmijë e kësaj familjeje. Megjithë kushtet e dobëta ekonomike të atij sistemi, që e kaluam të gjithe, librat kanë zënë vendin parësor në shtëpinë time, ishte buka jonë e shpirtit dhe e mendjes. I kalonim dorë më dorë, mbaronte njëri, fillonte tjetri. Ekzistonte fryma e artit dhe e fjalës. Kështu u rrita.