Fragmente nga intervista dhënë Radu Negrescu-Sucut,
Paris, 14 dhjetor 1999
“Unë, në
fatkeqësinë time, jam i lumtur: jam shkrimtar dhe nuk jam i lidhur pas tokës.
Unë banoj në Gjuhën Rumune, e cila për mua nuk është instrument, diçka që mund
ta ndrroj si këmishën, por është lëkura, lëkura që nuk mund ta ndrrosh: rri në
të dhe, po ta morën, ti vdes! Pra unë rri në Paris, ku nuk ndjehem i çatdhesuar
sepse atdheu im është Gjuha Rumune. Mërgimi as që ka depërtuar tek unë, sepse
depërtimi është një veprim kundër një trupi i cili i bën sadopak qëndresë”.