Showing posts with label DOM NDUE BALLABANI. Show all posts
Showing posts with label DOM NDUE BALLABANI. Show all posts

Fe e Atdhe - Bisedë me Dom Ndue Ballabanin


Revista Haemus: I dashur Dom Ndue Ballabani. Në një moshë fort të re ju përkushtuat Zotit dhe shërbimit të të afërmit. Fatkeqësisht, për shumë njerëz, përkushtimi nuk është i kuptueshëm, ndonëse thuhet që „bijtë e kësaj bote nuk e kanë idenë ç’lumturi i ndjek misionarët”. A erdhi blatimi juaj si pasojë e ndonjë vegimi, apo ndoqët ndonjë traditë familjare, fisnore…?

Dom Ndue Ballabani: Ishte thirrja: „T’i shërbesh Zotit dhe të jesh i përkushtuar ndaj njeriut vëlla - motër”. Përkushtimi priftëror-meshtarak është krejt i jashtëzakonshëm, krej transhendent. Madje është një mister, sepse kemi të bëjmë me ndërhyrjen hyjnore në zemrën e njerut. Kjo shkakton tek njerëzit pakuptim e shpehherë edhe mospranim. Kjo ngjan tek shumë njerëz si pasojë e varfërisë shpirtërore, e shkëputjes së të tejbotëshmes nga njëmendësia e njeriut. Njerëzit e kushtuar Zoti, apo siç e thoni Ju, misionarët, vërtet ndjejnë kënaqësi të madhe, për vetë natyrën e përkushtimit. Nga ky këndvështrim, e quaj privilegj përkushtimin tim, si pjesëtar në rrugëtimin dymijëvjeçar të Kishës Katolike tek shqiptarët, sepse jam bërë pjesë e pëlqimit të Hyut, bashkëpuntor i tij.