I nderuar Akademik Kopi Kyçyku,
Nuk e di me cilën valencë t’ju thërras më parë, me atë
te profesorit apo të doktorit; me atë të akademikut apo me atë
të shokut a mikut, apo me atë të gjeologut? Ju falenderoj shumë që
pranuat të bëjmë këtë dialog, ku personi i parë jeni ju, shumë ndryshe
nga unë. Eshtë një kënaqësi e papërfytyrueshme, një tundim i madh. Ju
u përkisni fushave të studimeve akademike. Nëse pasuritë natyrore janë krijuar
nga natyra dhe manaxhohen nga njerëzit, këto tuajat kryen dhe manaxhohen
nga ju, me një punë intelektuale titanike. Në këtë drejtim ju i keni
shokët të rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Gjithsesi,
bëni gjithçka për Shqipërinë. Jeni një mozaik brenda një perle. Akademiku Kopi
Kyçyku i do njerëzit. Ai i qëndron fjalës së shenjtores sonë, Nënë Terezës:
“Nëse ndaleni të gjykoni njerëzit, nuk do të gjeni kohe t’i doni”.
Personalitete si ju numurohen me gishta. Unë jam admiruesi juaj! Ka shumë si
unë që ju admirojnë, sepse ju nuk shtireni; ju jeni si një orë e madhe qe
kolaudon të gjitha orët e tjera, me qindra apo me mijra.