Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së Çmimit Templeton, në Pallatin Buckingam, më 10 maj 1983. Ky Çmim, i krijuar më 1972 nga John Templeton dhe që i jepet përvit një personaliteti, i cili shquhet në përhapjen më tej të besimit të krishterë, për herë të parë iu akordua një ortodoksi, pra A. I. Sollzhenicinit.
Këtu e gjysmëshekulli më parë, kur isha ende
fëmijë, dëgjova nga shumë të moshuar që shpjegonin tërmetet e mëdha që
tronditën Rusinë, se: “Njerëzit E harruan Perëndinë, që këtu vijnë të gjitha!”
Qysh atëhere jam marrë gati gjysmëshekull me
studimin e revolucionit tonë, kam lexuar qindra libra, kam mbledhur qindra
dëshmi vetjake, kam shkruar tetë vëllime për ta pastruar vendin nga gërmadhat;
dhe, po të më kërkohej tani të formuloj sa më shkurt shkakun madhor të këtij
revolucioni shkretues që na ka ngrënë afro 60 milionë njerëz, nuk do të mund të
bëja diçka më të mirë, sesa të përsëris: Njerëzit E harruan Perëndinë, që këtu
vijnë të gjitha!