Edhe pse ajo çka
po përjetojmë aktualisht, për fat të keq, nuk përfaqëson një tranzicion apo
kalim të mirëfilltë drejt demokracisë, shumëkush - do të desha të besoj -
shpreson se, pavarësisht nga “trashëgimia leniniste”, në Evropën pas-komuniste
do të ndërtohen shoqëri të hapura. Gjithsesi historia e disidencës ka për ta
gjetur vendin që i takon në kuadrin më të gjerë të historisë së komunizmit.