Revista
Haemus: Si lindi ideja për të themeluar shtëpinë
botuese PA?
Feride
Berisha: Në vitin 2011 në Gjermani doli një libër shumë i vogël,
por shumë i rëndësishëm i autorit franko-gjerman Stéphane Hessel me titullin ”Indinjohuni!”. E
lexova dhe më bëri aq shumë përshtypje, saqë besova se ky libër i nevojitej
lexuesit shqiptar, prandaj i mora te drejtat nga botuesja franceze për ta
nxjerr këtë libër në gjuhën shqipe. Mirpo, ngaqë nuk gjeta asnjë shtëpi
botuese, që do ta botonte këtë libër, e themelova unë vetë një shtëpi botuese. Pa derë, pa kulm, pa mure, por me
një vatër mu në mes të shtëpisë dhe me dëshirën e flaktë që të nxjerr
“Indinjohuni! në shqip. I vura shtëpisë botuese emrin PA, sepse me të vërtetë,
kur fillova me këtë zanat, pa asnjë ide, se si do të funksiononte; pa mjete
financiare, pa përvojë apo dijeni se si bëhet kjo punë. Deri atëherë marrëdhënia
e vetme me librin kish qenë leximi. Pra,
të merrem drejtpërdrejt me librat, jo vetëm t’i lexoj ata, ka qenë me siguri
një dëshirë e fshehtë e imja, e cila pahiri m’u realizua. Ishte, pra, një rastësi me dashje. Për ata që se dinë, emri
i shtëpisë botuese PA i ka vetëm dy shkronja, por është një fjalë.