Showing posts with label ELVIRA DONES. Show all posts
Showing posts with label ELVIRA DONES. Show all posts

ELVIRA DONES: Căutați-mă la gunoaie...


Prozatoare, jurnalistă, scenaristă și traducătoare, Elvira Dones s-a născut în orașul Durrës din Albania la 24 Iulie 1960. După ce absolvă Facultatea de Filologie a Universității de Stat din Tirana, Secția Limbă și Literatură Engleză, lucrează la Televiziunea Albaneză, la Studioul de Filme “Albania Nouă” și la Editura “Naim Frashëri”. Fuge din țară în 1988 și urmează studii de drept la Universitatea de Stat din Milano. Timp de câțiva ani lucrează la Televiziunea Elveției Italiene, se mută în SUA și se întoarce în Elveția.
Este autoarea câtorva volume de succes, “Fără bagaje” (sau “Iubire străină”), “Kardigan”, ”Flori greșite”, ”I love Tom Hanks”, „Stelele nu se îmbracă astfel”, ”O zi alba jignită”, ”Mai apoi tăcerea”, ”Virginile jurate”, ”Un război mic neprihănit”, traduse în câteva limbi străine. Multipremiatul film ”Sworn Virgin” este bazat pe romanul lui Dones ”Virginele jurate”. Laureată a numeroase premii importante, Dones a realizat și câteva filme documentare.


Tuși zgomotos. Se uită la terenul înconjurat de blocuri, încercând să pipăie perdeaua găurită a ferestrei doar cu vârful degetelor. Totul în cameră era uleios: geamurile, pereții, până și dușumeaua.
Afară era o vreme de lupi, una din acele nopți care-ți injectează în suflet un sentiment dubios: de iepure sau de ucigaș. Dacă ar fi putut alege, Ahmet s-ar fi făcut iepure, s-ar fi ascuns într-un colț și și-ar fi tras un somn de zile mari. Dar trebuia să iasă afară, în ger, și să facă pe ucigașul, aidoma cowboy-lor de altădată, pistolul în mână, privirea amenințătoare, fie ce o fi!
Ahmet se scarpină pe cap și se îndepărtă de fereastră. Se așeză lângă masa șchioapă a camerei, gândindu-se că ultima oară când avusese norocul să lucreze pe undeva se întâmplase acum trei săptămâni. Vecinul de jos îi mai dăduse cheile mașinii de gunoaie și altă dată, dar seara trecută spusese clar că e ultima oară. Ahmet încremenise preț de câteva clipe: să nu accepte sau să facă pe surdul? Şi făcuse pe surdul. Se vedea clar că vecinul avea chef de ceartă. “M-ai auzit sau nu? Gata. Nu vreau să-mi pierd locul de muncă din cauza ta”. Dar vecinul nu-i împrumuta mașina de gunoaie fiindcă ar ține la Ahmet, ci pentru că nu vroia să se trezească atât de devreme și să-și înceapă ziua printre gunoaie. Mario nu ducea lipsă de bani, dar nu vroia, totuși, să piardă acel loc de muncă. Astfel, Ahmet se ducea la gunoaie în locul lui Mario, de la ora patru dimineața până la zece și, la sfârșitul lunii, conform înțelegerii, înlocuitorul câștiga treizeci de mii de lire. Astfel, Mario dormea liniștit, iar Ahmet refugiatul își vlăguia oasele printre gunoaie, întorcându-se în cotețul unde locuia, totuși, cu sentimentul omului împlinit.

Kulturat e gjithfuqishme bëhen varr i vetvetes po nuk u ripërtërinë... - Bisedë me shkrimtaren Elvira Dones

Revista Haemus: E dashur Elvira Dones. Ke përshkuar një udhë që mund të ndahet në tri pjesë, ose në tri mendësi: Shqipëria para dhe pas shembjes së diktaturës, Zvicra (e shkrimtares së arratisur e, më pas, së njohur) dhe Amerika. Ndërkaq, vepra jote në prozë ka një harmoni të qartë dhe ringjiz në tekst një botë të mëvetësishme, por që ruan përmasa të secilës nga hapësirat e përmendura. Si janë shtresuar brenda teje Shqipëria, Zvicra dhe Amerika?

Elvira Dones: Këta vende, në dukje kaq të ndryshëm nga njëri tjetri, më kanë bërë një nder të madh, duke e lënë veten të këqyren nga unë. Është luks ky: të kesh mundësinë të shqyrtosh, fotografosh, ngjitësh e shpërbësh shoqërinë, natyrën, politikën, vlerat e mosvlerat e një vendi të vetëm, e jo pastaj të tre vendeve bashkë, ndaj më janë të tre të rëndësishëm. Shqipëria është Toka Amë, dhe këtu s’do kish pse të zgjatesha rreth arsyeve pse vendi ku ke lindur, qumështi që të ka dhënë, gjuha që ke mbllaçitur së pari të janë të paçmueshme. Zvicra në njëfarë mënyre më rriti sepse më goditi paq në fillim (përvojë nëpërmjet së cilës kanë kaluar thuajse të gjithë mërgimtarët). Pasi u shkërmoqa në krenarinë e sensin e identitetit vendosa të rikompozoja veten (e edhe këtu, asgjë të re që të tjerë mërgimtarë nuk kanë kaluar), e kur ndërtohesh nga e para je i kulluar në forcat fizike e barazpeshimin mendor, je njeriu i ri – jo në kuptimin diktatorial të termit, zot na ruaj! – por në kuptimin më të thellë, atë të mbijetuesit me dinjitet e kokëfortësi aktive. Kjo më ndodhi në Zvicër, u rrita.

ELVIRA DONES: Romani “midis” në rrëfimin bashkëkohor

Nuk ka dyshim se shekulli i njëzetë mes shumë ngjarjeve dhe tronditjeve që e kanë karakterizuar është shekulli që së bashku me tërmetet e mëdha të konflikteve dhe progresit ka sjellë endjet, migrimet, përzierjet gjuhësore-kulturore. Fenomen që përsa i përket letërsisë është quajtur e quhet rëndom “metisizëm”, “kreolizëm” dhe vitet e fundit, me shumë këmbëngulje “globalizim”. Etiketë kjo e fundit me të cilën nuk pajtohem dhe që më duket sa e përshpejtuar aq dhe e sipërfaqshme. Do të isha shumë më dakord me dy përcaktimet e para. Ka qenë një shekull migracionesh që ka sjellë edhe në letërsi shartim, përzierje pa dyshim, fenomen që prozës, romanit bashkëkohor më shumë se mjaft faktorë të tjerë ndikues i ka dhuruar pasuri e vitalitet.

ELVIRA DONES: Një kafe e pirë së largu

Këtë bisedë do t’ia kisha bërë, ndoshta, poetit Marko përpara një filxhani kafeje. Sikur ta kisha takuar kohë më parë, atëhere kur lexova librin e tij “Rastësisht me dashje”.
Një pjesë të kësaj bisede me të e kam filluar madje edhe më qëmotshëm, rreth dymbëdhjetë vjet më parë, kur sapo kisha dalë nga bankat e universitetit dhe ai nga hekurat e burgut. Rastësia e solli të ishim në të njëjtën qendër pune, në të atëhershmen Kinostudio “Shqipëria e Re”. Por unë isha një çupërlinë që qëndronte mbi kalë, bëja pjesë në fitimtarët - në mund të kish të tillë nën thembrën e një diktature - kurse ai rreshtohej padyshim në humbësit. Ishte i dënueshëm, edhe pse dënimin fizikisht ndërkohë e kishte shlyer. Pse e kishin dënuar? pata pyetur shpesh me kurreshtjen e pacipë të një njëzetekatërvjeçareje, ç’paska bërë kaq të rëndë? Askush nuk më dha përgjigje. Ndërdyshasi, mes dëshirës për ta gjykuar ashpër dhe tmerrit që t’i përmendnin edhe emrin, zgjidhnin një rrugë të tretë, “miqësore”, më këshillonin të mos merresha me të, pse kruhesha kot?, tani ishte veç një punëtor ngarkim-shkarkimi e aq, atë që kish bërë e dinte Partia, e cila, zemërgjerë si ngaherë, po i jepte një dorë të rehabilitohej.