Showing posts with label Martin Camaj – Nji djalë bariu bahet poet i rangut botnor. Show all posts
Showing posts with label Martin Camaj – Nji djalë bariu bahet poet i rangut botnor. Show all posts

HANS-JOACHIM LANKSCH: Martin Camaj – Nji djalë bariu bahet poet i rangut botnor

Më 12 mars 1992 ka vdekë shkrimtari dhe gjuhëtari Martin Camaj. Ai ka qenë jo vetëm ruejtës i patundshëm i traditës së kulturës shqiptare, por edhe bartës i shpresave të shumë intelektualëve dhe krijuesve shqiptarë në diasporë gjatë periudhës së diktaturës njerëzvrasëse, frymëvrasëse, letërsivrasëse, kulturëvrasëse dhe religjivrasëse të Shqipnisë mbas lufte. Ai âsht njani i mâ të mëdhajve të letrave shqipe, nji klasik i modernes. Në kohë në të cilën letrarët zyrtarë të Shqipnisë u zhytën në baltën e pseudoletërsisë së indoktrinueme të "Realizmit Socialist", Martin Camaj e ruente vazhdimësinë e cilësisë së lartë letrare të cilën e kishte arritë letërsia shqiptare me autorë si Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi. Poeti Martin Camaj ishte drita në errësirën që e shkëputi Shqipninë nga Europa.