Showing posts with label Koha e panterave. Show all posts
Showing posts with label Koha e panterave. Show all posts

Koha e panterave... - Bisedë me shkrimtarin Ridvan Dibra

Revista Hæmus: Ndihet menjëherë, veçanërisht në Lindje, një përmbysje e baraspeshës mes asaj që duhet të shprehin artistët e vërtetë dhe shtëllungave të “të paftuarve” që s’rreshtin së dhëni mendime, që thurrin e shthurrin hierarki e mbushin gazetat. Mendoni se kjo ndodh vetëm që këto të shiten sa më shumë?

Ridvan Dibra: Druaj se ajo që thoni me të drejtë, domethënë “përmbysja e baraspeshës mes artistëve të vërtetë dhe të paftuarve”, nuk është dukuri vetëm e Lindjes, por edhe e Perëndimit. Më shumë se kurrë LIBRI po trajtohet si mall tregu. Më shumë se kurrë botuesit (edhe ata seriozë) po ngjasojnë me tregtarë të rëndomtë. Pak kohë më parë, mediat italiane (edhe ato serioze) shpallën si “zbulim” e “sensacion” romanin e parë (libër mesatar e me theks pornografik) të një adoleshenteje (Melisa P.). Thuajse e njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri me romanin e parë të një gazetareje…