Rose Ausländer (Roze Auslender) u lind si Rosalie Beatrice Ruth Scherzer më 11 maj 1901 në Czernowitz (Çernovic) apo Cerni (Çernauc), kryeqytet i Bukovinës (Dheu i aheve), që i përkiste herë Austrisë, herë Rumanisë, herë Rusisë e tani Ukrainës. Ka qënë një trevë ku bashkëjetonin njerëz dhe libra, sikurse shprehet poeti Paul Çelan, lindur e rritur në Çernauc.