Showing posts with label V. GOLLETTI BAFFA. Show all posts
Showing posts with label V. GOLLETTI BAFFA. Show all posts

VINÇENX GOLLETTI BAFFA: Darvinizmi linguistik dhe kapitalizmi absolut



Jeta e individit, ashtu si edhe jeta e grupeve të para shoqërore, në fillim ishin të thjeshta, dhe të rralla ishin. Kështu mendoj se ishin atëhere edhe të papriturat, domethënë ngjarjet që nuk mund të parashikoheshin.
Me kalimin e kohës, kur në ca vende të përshtatshme gjeografikisht u zhvilluan trajta të ndryshme të bujqësisë, grupet shoqërore u zmadhuan e jeta u bë më e lehtë, sidomos për shtresat e larta të popullsisë e për individët drejtues, por mbeti e vështirë për njerëzit e zakonshëm. S’duhet harruar se përparimi teknik e thjeshtëzon jetesën, por kjo nuk vlen për të gjithë, po qe se nuk përmirësohet njëkohësisht vërtet edhe sistemi politik. E kështu jetesa për grupet shoqërore, që pak nga pak ishin zhvilluar në shtete, nuk ishte më aq e thjeshtë dhe e parashikueshme; e historia e epokave të kaluara, ashtu si ndodhitë e kohës sonë, na tregojnë shumë e shumë shembuj për arritjet, por edhe për gjëmat e papritura.

VINÇENX GOLLETTI BAFFA: Amerika dhe Bota pas ditës 11 shtator

Pjesa e parë: Amerika

Amerika është tani një vend tjetër. Kjo nuk duhet harruar. A është ky vend i ri, ky shtet i ri, më i mirë apo më i keq, më i fortë apo më i dobët se para ditës 11 shtator? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk varet vetëm nga jellja e amerikanëvet, por edhe (ose sidomos) nga sjellja e vendevet joamerikane. Mirëpo, para se të vazhdoj këtë arsyetim, do të jetë mirë të thuhet se çãka ndodhur më 11 shtator në New York e në Washington. Qe, në çdo rast, një veprim ushtarak anonim me madhësi tepër të rëndësishme pa shpallje lufte, i cili meriton vërtet të cilësohet si veprim terrorist e kriminal. Veprimi qe, kjo vetëkuptohet, vetëm në dukje anonim: shumë dyshime të bazuara nuk mungojnë, sepse një veprim i atillë kërkon përgatitje të gjatë dhe të thellë, shumë bashkëpunëtorë e jo pak të holla. E, nga ana tjetër, tashmë ndonjë vit më parë ca ambasada amerikane në Afrikë kishin pësuar ndonjë atentat si edhe New Yorku vetë, ashtu si ca aeroplanë, por në thelbin e kryeqytetit botëror nuk pritej e, me të vërtetë, nuk mund të pritej një katastrofë aq e rëndë.

VINÇENX GOLLETTI BAFFA: Unë jam qytetar i Botës



Unë jam qytetar i Botës! Ashtu është: jam i bindur se jam qytetar i Botës, ndihem si qytetar i Botës e shpall haptas se çdo nacionalizëm, edhe ai që duket shumë i butë, është në fund të fundit racizëm vulgar që s‘ka as kokë, as bisht.
Natyrisht, burokrati, kur dëgjon këto fjalë, thotë: ti ke një pasaportë, e kjo na mjafton neve. Por burokrati ka të drejtë vetëm në dukje: pasaporta e gjëra të tjera na nevojiten për ca kontrolle ashtu si na nevojitet edhe ndarja në shtete. Me rëndësi është fakti se të gjitha këto gjëra duhet të bëhen sa më parë formalitete me vlerë relative e, sidomos, për të luftuar kështu ata njerëz që dalin nga rregulla negativisht e bëhen kriminelë.

VINÇENX GOLLETTI BAFFA: Iluminizmi



Me haré fillova të lexoja revistën Haemus, me haré, sepse aty për aty mendova: kush shkruan Haemus nuk do të jetë ballkanas me kuptimin që i japin sot kësaj fjale evropianët e Perëndimit. Siç dihet, evropiani perëndimor është racist në mënyrë elegante e shpeshherë të padukshme, e fjala Ballkan është shprehje në fund të fundit negative, për fat të keq.Kush shkruan Haemus e jo Ballkan di, me ndërgjegje ose pa ndërgjegje, këto gjëra e do t’u largohet atyre, duke përdorur apostafat fjalën greko-latine e jo fjalën turke.Me fjalë të qarta, titulli i revistës së re është si një program e zgjoi tek unë ca simpati e, kjo dihet, simpatia është çdoherë fillimi i miqësisë, i dashurisë e i respektit të ndërsjellë.