Nuk ka shkrimtar të madh apo të vogël, të mirë apo të keq, ka vetëm shkrimtar. Për mua shkrimtari është ai mashtruesi i madh, që megjithëse e kuptoj se më mashtron, vazhdoj ta besoj. Kam dëshirën të më mashtrojë, të më thotë gjëra që as ai, as unë nuk kemi mundësinë t’i jetojmë, megjithatë i përjetojmë në sajë të rrëfimeve të tij.
Kur berberi Ivan
Jakovlieviç futi dorën në bukën e ngrohtë, që sapo kishte nxjerrë Praskovja
Ivanovna dhe nxori që andej një hundë, e kuptova menjëherë që Gogoli po më
mashtronte keq, megjithatë e lexova novelën e tij me një frymë, e lexova
përsëri e përsëri, duke e vazhduar këtë gjë herë pas here deri më sot, pas kaq
shumë vitesh.