Showing posts with label NICOLAE BREBAN. Show all posts
Showing posts with label NICOLAE BREBAN. Show all posts

NICOLAE BREBAN: Çfarë është një armik i mirë?

Lindur më 1 shkurt 1934, në qytetin Baia Mare, shkrimtari i mirënjohur rumun Nikolae Breban skicën e parë me titull Zonja e ëndrrës e botoi në revistën “Jeta studentore” (Viaţa studenţească), ndërsa pas katër vjetësh nxori në dritë skicën tjetër Vjedhësi, në “Gazetën letrare” (Gazeta literară). Ka botuar një numur të madh romanesh, ndër të cilët: Françiska (1965, 1967, 1971), Në mungesë të pronarëve (1966, 1996), Kafshë të ligura (1968, 1969, 1992), Ëngjëlli prej allçie (1973), Lajmi i mirë (1977, 1994, botuar në frëngjisht më 1985), Don Zhuani (1981, 1996, botuar në frëngjisht më 1993), Udha në mur (1984), Pritë dhe joshje (1991), Nikoqir: tre vëllime: Djajtë e vegjël, Prokurorët, Alberta (1994), Dita dhe nata (1998), Rrëfime të dhunshme (1994) etj. Vëllimi me sonete Elegji pariziane, që po i paraqitim lexuesit shqiptar, e ka parë dritën e botimit në Bukuresht më 1992. Vepra e Nikolae Brebanit është vlerësuar lart nga kritika vendëse dhe e huaj dhe ka merituar një numur të madh çmimesh letrare.

 .... Oh, miq, do të desha t'ju rrëfej një ëndërr:
isha lumë, lumë i ri, lindur nga shkëmbi që quhet
naivitet e mllef dhe nga parimi subversiv që
vesh planetin, mendimi që rrjedh nën hapat e hapave
tanë, nën mineralin e çarmatosur... isha një lumë i ri,
duke luftuar i lumtur me brigjet e veta, duke u përplasur me furi e imagjinatë në brigjet metalikë të shkëmbinjve, bashkudhëtarë që përshkojnë sekonda të gjata sëbashku me valën e vet të zhdërvjelltë, aq hgënjyese qënka fqinjësia dhe lufta; kur fërkohesh vetë pas një pengese, e merr me vete për një sekondë, dy sekonda, pejsazhi i gjerë dhe i gjelbër e le veten të zvarritet nga këqyrja që e thyen në trajtë rrethi dritaren e vagonit, fqinji i huaj e i qetë pranë tavolinës sate, në klub, sëmuret për disa minuta nga ankthet e tua të ligura e të hershme, e le veten të zvarritet nga un-i yt i thellë e subversiv dhe të vështron i përçartur, i plagosur nga mospërfillja yte e dukshme!...
 ... Brigjet e tij, armiqtë numur një të tij e lumi i ri
struken midis trungje. midis gurëve të gjelbër e