Showing posts with label KOPI KYÇYKU. Show all posts
Showing posts with label KOPI KYÇYKU. Show all posts

MITRUSH KUTELI: Primăvara în Transilvania [Parëvera në Transilvani]

Pseudonimul lui Dhimitër Pasko, prozator, poet, critic literar, economist, jurnalist şi traducător (Pogradec, 1907-Tirana, 1967). A studiat ştiinţele economice la Bucureşti. Autor al volumelor: "Nopţi albaneze", "Poetica lui Lasgush Poradeci", "Ago Jakupi şi alte povestiri", "Kapllan Aga al lui Şaban Sabia", "Cântece şi strigăte din oraşul incendiat", "Asalt şi lacrimi", "Poemul Sfântului Naum", "Fan Noli - traducător şi critic literar", "Într-un colţ al Iliriei de jos", "Exil şi întoarcere" etc. *


- „Tu nici anul acesta nu-ți vei putea petrece Paştele în ţara ta. Iar în loc să stai închis în acel oraş foarte zgomotos, mai bine vino la noi. Eu şi toţi membri familiei mele te aşteptăm cu drag”.
Aşa mi-a scris prietenul meu Luçian T. din oraşul Baia Mare. La sfârşitul scrisorii, adăugase şi următoarele cuvinte, cu acel scris de om cult, ponderat:
„Aici avem primăvară. O primăvară dulce cum nu am mai văzut. Hotărâşte-te şi vino. Va fi aici şi Salustiu, fratele meu, cu soţia. Dacă ai dori, ne plimbăm prin Maramureş, până în apropiere de fluviul Tisa, precum şi în munţi, la valea râului Vişeu. Locuri frumoase care merită să fie văzute”.
Scrisoarea mai spunea:
- „Domnişoara L. – pe al cărei caiet cu poezii îl ai acolo ca să-l analizezi (adu-l, dacă vrei) - m-a întrebat dacă vei veni…”
Nu era prima oară când primeam scrisori şi invitaţii de acest gen din partea colegului meu înţelept, de care mă lega o prietenie strânsă de când eram la Universitate, dar legăturile oraşului mare, care îl ridică pe om atât de sus, dar şi îl coboară atât de jos, erau foarte puternice şi nu mă lăsau.
De data aceasta am simţit un mare gol în suflet, pe care nimeni nu putea să mi-l umple. M-am hotărât repede şi am plecat.
A fost sfârşit de aprilie.
Drumul lung, dar foarte plăcut, mai ales valea râului Prahova, valea râului Timiş, printre păduri verzi, iar apoi câmpia care începe cu oraşul Braşov.
Toate acestea parcă le-am acum în faţă, fiindcă am stat tot timpul la fereastra vagonului, ca un sărman.

PANAIT ISTRATI: Kira Kiralina

A u t o r i

Prozator i shquar i gjuhëve frëngjisht e rumanisht, lindur në qytetin Braila të Rumanisë, më 10/22 gusht 1884. U end për të fituar bukën e gojës si punëtor me mëditje, por edhe si gazetar e fotograf, që nga Bukureshti e Kostandinopoja, në Aleksandri, Kajro, Napoli, Paris, Gjenevë, Lozanë etj. Për shkak të vështirësive të mëdha, në vitin 1921, kur ndodhej në Nisë, u përpoq të vrasë veten. Në xhep i gjetën një letër drejtuar nobelistit francez Romain Rolland, i cili ia lexoi shkrimet dhe e mbështeti fuqishëm. Pritja që iu bë librave të tij dhe ndikimi që patën në mjediset letrare evropiane e botërore, ishin të jashtëzakonshëm. Pas peripecish e vështirësish të shumëllojshme, i sëmurë nga tuberkulozi, Istrati kthehet përfundimisht në Rumani në vitin 1933. Ndërron jetë në Senatoriumin Fillaret të Bukureshtit, më 16 prill 1935. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.

L i b r i

Rrëfimi „Kira Kiralina“ u botua së pari në gushtin e vitit 1923 në Paris, në frëngjisht, shoqëruar me një parathënie nga Rolland, dhe korri sukses të pazakontë te kritika dhe lexuesit. Kjo kryevepër e letërsisë evropiane vjen për herë të parë në shqip nga Kopi Kyçyku.

Shtëpia Botuese PA, 2015


Botimi i kësaj vepre u mbështet financiarisht nga TRADUKI, një rrjet letrar ku bëjnë pjesë Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Republikës së Austrisë, Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Fondacioni zviceran “Pro Helvetia”, Zyra e Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, “KulturKontakt Austria”, Instituti “Goethe”, Agjencia Sllovene e Librit “JAK”, Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë, Departamenti i Kulturës i Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Kulturor i Lihtenshtajnit, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës dhe e Informimit e Republikës së Serbisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Rumanisë dhe Fondacioni “S. Fischer“.

„Dy apo tre vite rodhën të lumtur, të vetmit vite të fëmijërisë sime, që më kanë mbetur të kthjellët në kujtesë. I kisha mbushur të njëmbëdhjetat. Kira ishte pesëmbëdhjetë dhe nuk ndaheshim asnjë çast. E ndiqja këmba-këmbës, kudo, si këlysh, s’ia ndaja sytë as kur shkonte në nevojtore, ia puthja rrobat e parfumuara. Dhe vajza e gjorë mbrohej ashtu siç mundte, me ëmbëlsi, duke më pandehur të pafajshëm. Me thënë të drejtën, nuk kisha asnjë mendim të saktë, nuk dija çfarë doja, vdisja nga ëndja dhe shkrihesha pas saj.

Duhet të shtoj se, në shtëpinë e nënës sime, jetonim në ferrin e dashurisë. Gjithçka ishte dashuri: të dyja femrat dhe adhuruesit e tyre, tualeti, likeret, parfumet, këngët e vallet. Edhe ikja qesharake nga sytë këmbët e dashnorëve më dukej joshëse dhe argëtuese. Vetëm ardhja e babait dhe përplasja e kokave tona pas mureve ishin të papëlqyeshme dhe pa dashuri. Por i merrnim si një çmim që duhej paguar: çmimi i kënaqësisë. Mamaja thosh:
- Çdo lumturi ka anën e vet të trishtë: madje edhe jetën e paguajmë me vdekjen. Prandaj edhe duhet ta jetojmë. Jetojeni, fëmijë, jetojeni sipas shijeve tuaja, dhe në mënyrë të atillë që të mos ndjeni keqardhje për asgjë në Ditën e Gjykimit të Mbramë.

"Sprova kryesore vjen nga fakti se sot, pragmatizmi i shumicës së idealistëve dhe idealizmi i shumicës së pragmatikëve janë afruar tejmase dhe shpesh, me ndihmën e shtypit, qëllimisht, ose jo, ngatërrohen"


Në 20 vjetorin e themelimit të Revistës Europiane Haemus, bisedë me bashkëthemeluesin dhe bashkëdrejtuesin e saj Ardian Kyçyku:

Lidhjet e pashkëputura letrare shqiptaro-rumune

Në rast se hulumtojmë zhvillimin dhe promovimin e letërsisë shqipe në dekadën (dhjetëvjetshin) e fundit të shekullit XX., në qendrën e njohur kulturore europiane, Bukuresht, përveç zhvillimeve  tjera të dekadës së sapopërmendur, lidhemi me këtë vend edhe përmes vitit të fillimit të botimit të Revistës Europiane Haemusqë u themelua në vitin 1998 nga babë e bir, Kopi dhe Ardian Kyçyku, veprimtarë të çmuar të çështjes kombëtare.
Revista Haemus, qyshse u ngjiz dhe deri më sot pa shkëputje kontribuon në njohjen e letërsisë shqipe përtej kufijve administrativë të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës dhe qendrave të tjera ku zhvillohet kultura dhe letërsia shqipe, sikur janë Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare. Kontributi thelbësor i revistës lidhet me publikimin e veprave letrare dhe përkthimeve të shkrimtarëve të njohur shqiptarë në gjuhën rumune dhe shkrimtarëve rumunë në gjuhën shqipe. Ndihmesa të tjera të vlerësuara janë edhe organizimi i konferencave dhe ngjarjeve të përqendruara në promovimin dhe avancimin e vlerave kulturore, artistike, letrare kombëtare shqiptare sidhe veprimtari me synim thellimin e lidhjeve shqiptaro-rumune të konfirmuara qysh nga koha e krijimit të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit.

KOPI KYÇYKU: Prit!

(Duke marrë shkas nga leximi i Lutjeve dhe i Librave të Shënjtë)

Të kam thirrur me dëshpërim, o Zot, me drithma, duke vajtuar,
Kam dëgjuar zërin Tënd të ëmbël që gjithkënd magjeps, mahnit,
T’u luta të më japësh dritë, udhën e drejtë për të më treguar,
Me mirësinë e pamatë më the veç kaq: “O biri im i dashur, PRIT!”

Më mësove të vij tek Ti, të kërkoja dhe do më jepje, vetëm të besoja,
Premtove se do të më ndihmosh kudo që të jem, edhe në infinit,
Por ndjehesha i humbur dhe të thërrisja prapë, papushim vajtoja,
Ti më përgjigjeshe butë me durim: “O biri im i dashur: PRIT!”

Isha i zhgënjyer, e padrejtë dhe e tmerrshme më dukej jeta mbi dhé,
Shikoja nga qielli me pafuqi e përsërisja: “Çfarë të pres më?”
Atëhere zbrite tek unë, më vështrove në sy e më the:
”Deshe një shënjë? Kaq kishe dashur ti? Një zë?”

Shtove: “Mund t’i lëviz malet edhe ta fik pa ngurruar diellin,
T’i ringjall krejt të vdekurit dhe ta përflak në çast qiellin,
Por po të të tregoja se çfarë të zgjidhje që të ndjeheshe mirë,
Do të kishe përgjigje për të gjitha, por të më takoje s’do kishe më dëshirë.

Nuk do të mundje të ndjeje dashurinë me të cilën shenjtorët i qarkoj,
Nuk mund të merrje fuqinë të cilën të pashpresëve ua dhuroj,
Nuk do të prisje i heshtur një rreze që largon retë e dëshpërimit,
Nuk do të shijoje qetësinë e shenjtë që vjen pas mundimit!

Nuk do të dije të ecje me besim tek unë, nuk do shihje që pranë teje rri,
Zemra jote e turbulluar nuk do të kërkonte të gjente tek unë qetësi!
Nuk do ta njihje plotësisht as për nga larg dashurinë time qiellore,
Që ta mbush jetën me paqe e me plot dhunti hyjnore.

Po qe se dhembja jote do të zgjatte vetëm një çast, ti nuk do të luftoje!
Nuk do të dije ç’është ngadhnjimi, as ç’mund të kesh falë vetëflijimit tim, s’do ta kuptoje!
Mund të përmbusheshin ëndrrat e tua, por malli yt për mua do të davaritej,
Nuk mund të të bëja ty një perlë të thesarit tim, gjithçka do të venitej!

Pra, o biri im, çapitu mes stuhive dhe mendo ditët e lumtura, siç thua,
Duke ditur që dhurata më e madhe është takimi me mua!
Edhe në mos gjetsh përgjigje dhe jeta të duket e padrejtë, të mërzit,
Mos harro që jam me ty atëhere kur me durim të them: PRIT! “
2016

Një portret i „vështirë”… - Bisedë me Akad. Kopi Kyçykun

- Philadelphia – Bukuresht, 2013 –

I nderuar Akademik Kopi Kyçyku,
Nuk e di me cilën valencë t’ju thërras më parë, me atë te profesorit apo të doktorit; me atë të akademikut apo me atë të shokut a mikut, apo me atë të gjeologut? Ju falenderoj shumë që pranuat të bëjmë këtë dialog, ku personi i parë jeni ju, shumë ndryshe nga unë. Eshtë një kënaqësi e papërfytyrueshme, një tundim i madh. Ju u përkisni fushave të studimeve akademike. Nëse pasuritë natyrore janë krijuar nga natyra dhe manaxhohen nga njerëzit, këto tuajat kryen dhe manaxhohen nga ju, me një punë intelektuale titanike. Në këtë drejtim ju i keni shokët të rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Gjithsesi, bëni gjithçka për Shqipërinë. Jeni një mozaik brenda një perle. Akademiku Kopi Kyçyku i do njerëzit. Ai i qëndron fjalës së shenjtores sonë, Nënë Terezës: “Nëse ndaleni të gjykoni njerëzit, nuk do të gjeni kohe t’i doni”. Personalitete si ju numurohen me gishta. Unë jam admiruesi juaj! Ka shumë si unë që ju admirojnë, sepse ju nuk shtireni; ju jeni si një orë e madhe qe kolaudon të gjitha orët e tjera, me qindra apo me mijra.

KOPI KYÇYKU: Demokracia dhe marrëdhëniet ndëretnike

Rajoni ynë gjeopolitik, me vështirësitë dhe krizat e veta, të shkaktuara nga shndrrimet demokratike të periudhës kalimtare apo të tranzicionit, përballet me tri barrë strategjike që duhen mbartur paralelisht. Këto janë: e para - modernizimi ekonomiko-shoqëror; e dyta - demokratizimi konsekuent, pra vendosja e shtetit juridik dhe, e treta, - e pandarë nga dy të parat, - është ritrajtimi i problemit kombëtar në nivelin që kërkon mijëvjetshi i tretë.
Duhet thënë se në fund të shekullit XX u shfaqën njëheresh dy prirje të ndërlidhura. Fjala është, nga njëra anë për procesin e globalizimit në evolucion të plotë dhe, nga ana tjetër, për atë të diferencimit të theksuar. Jemi dëshmitarë dhe pjesëmarrës në një proces që veçorizohet ndjeshëm nga kërkimi i identitetit kombëtar-etnik, dukuri kjo, që nuk është hasur vetëm në Evropën Qëndrore e Lindore, por edhe në atë Perëndimore gjatë integrimit evropian. Mjaft të kujtojmë debatet e nxehta dhe konfliktet që lidhen me Maastrihtin.

KOPI KYÇYKU: Intelektuali eurolindor


Edhe pse ajo çka po përjetojmë aktualisht, për fat të keq, nuk përfaqëson një tranzicion apo kalim të mirëfilltë drejt demokracisë, shumëkush - do të desha të besoj - shpreson se, pavarësisht nga “trashëgimia leniniste”, në Evropën pas-komuniste do të ndërtohen shoqëri të hapura. Gjithsesi historia e disidencës ka për ta gjetur vendin që i takon në kuadrin më të gjerë të historisë së komunizmit.