(Duke marrë shkas nga leximi i Lutjeve dhe i Librave të Shënjtë)
Të kam thirrur me dëshpërim, o
Zot, me drithma, duke vajtuar,
Kam dëgjuar zërin Tënd të ëmbël
që gjithkënd magjeps, mahnit,
T’u luta të më japësh dritë,
udhën e drejtë për të më treguar,
Me mirësinë e pamatë më
the veç kaq: “O biri im i dashur, PRIT!”
Më mësove të vij tek Ti,
të kërkoja dhe do më jepje, vetëm të besoja,
Premtove se do të më
ndihmosh kudo që të jem, edhe në infinit,
Por ndjehesha i humbur
dhe të thërrisja prapë, papushim vajtoja,
Ti më përgjigjeshe butë
me durim: “O biri im i dashur: PRIT!”
Isha i zhgënjyer, e
padrejtë dhe e tmerrshme më dukej jeta mbi dhé,
Shikoja nga qielli me
pafuqi e përsërisja: “Çfarë të pres më?”
Atëhere zbrite tek unë, më
vështrove në sy e më the:
”Deshe një shënjë? Kaq kishe
dashur ti? Një zë?”
Shtove: “Mund t’i lëviz malet
edhe ta fik pa ngurruar diellin,
T’i ringjall krejt të vdekurit
dhe ta përflak në çast qiellin,
Por po të të tregoja se çfarë të
zgjidhje që të ndjeheshe mirë,
Do të kishe përgjigje për të
gjitha, por të më takoje s’do kishe më dëshirë.
Nuk do të mundje të ndjeje
dashurinë me të cilën shenjtorët i qarkoj,
Nuk mund të merrje fuqinë të
cilën të pashpresëve ua dhuroj,
Nuk do të prisje i heshtur një
rreze që largon retë e dëshpërimit,
Nuk do të shijoje qetësinë e
shenjtë që vjen pas mundimit!
Nuk do të dije të ecje me besim
tek unë, nuk do shihje që pranë teje rri,
Zemra jote e turbulluar nuk do të
kërkonte të gjente tek unë qetësi!
Nuk do ta njihje plotësisht as
për nga larg dashurinë time qiellore,
Që ta mbush jetën me paqe e me
plot dhunti hyjnore.
Po qe se dhembja jote do të
zgjatte vetëm një çast, ti nuk do të luftoje!
Nuk do të dije ç’është
ngadhnjimi, as ç’mund të kesh falë vetëflijimit tim, s’do ta kuptoje!
Mund të përmbusheshin ëndrrat e
tua, por malli yt për mua do të davaritej,
Nuk mund të të bëja ty një perlë
të thesarit tim, gjithçka do të venitej!
Pra, o biri im, çapitu
mes stuhive dhe mendo ditët e lumtura, siç thua,
Duke ditur që dhurata më
e madhe është takimi me mua!
Edhe në mos gjetsh
përgjigje dhe jeta të duket e padrejtë, të mërzit,
Mos harro që jam me ty atëhere
kur me durim të them: PRIT! “
2016