Showing posts with label IULIA ENKELANA. Show all posts
Showing posts with label IULIA ENKELANA. Show all posts

Iulia Enkelana: Love letter to Memory and Presence

I cannot – and could never – fall asleep quickly. As a child, I would often lie in bed, in the dark, sometimes for hours, and stare at the imperfect rectangle of light drawn by my half-open door on the ceiling. I would hear the television sounds and sometimes even my parents go to bed. I don’t remember what I was thinking about, but I suppose both insomnia and daydreaming – memory strongly joining in a little later – were always part of my life.

But my mother or father would often tell me bedtime stories, to help me overcome my insomnias – famous ones such as Cinderella or Snow White, traditional Romanian ones (such as the very frightening for a child Youth Without Aging and Life Without Death or the sad Master Builder Manole) and even stories invented by them. My mother would tell me a tender story about a little girl called Maria who would rescue a canary, in her attempt of making me fall asleep in the afternoon (but naps seemed to me the dullest and most useless activity and I would just ask for more tales), while my father would start telling me stories from his childhood, at night. When we started this ritual, he would lie in bed next to me and begin: ‘In a little town surrounded by snow-peaked mountains…’ and I would immediately interrupt him with great firmness: ‘This is not how you start a story.’ ‘How do you start a story, then?’ my father would ask curiously.

Once upon a time when daddy was a little boy.

And so he began his stories from then on.

More

Iulia Enkelana: Viza (Cratima)


1. Ai që më është zhdukur nga kujtesa njëlloj siç fshihen copëza të kapura në një rrotull filmi fill pasi hap gabimisht aparatin fotografik, është çasti kur Mami më shpjegoi se ç’është vdekja. Pa mundur ta shtynte më tepër atë bisedë, për shkak të këmbënguljeve të mia që të më thoshte se ku ndodhej prej ca kohesh Gjyshja, Mamit iu desh të më njihte me misterin më të madh që shijojnë njerëzit gjatë jetës. Mendja ime e lidh atë episod me një zonë pa kurrfarë veçantie të lagjes sonë dhe me aromën e pangatërrueshme të pranverës në Bukuresht; me erën e freskët, me ritmin disi më të ngadaltë të hapave të kalimtarëve, me hijet e vizatuara mbi asfalt nga drita e diellit që përshkohet mes degëve, dhe me shirat e shkurtër, të beftë e të furishëm. Mënyra se si Mami e përktheu vdekjen në një të folme të cilën unë mund ta kuptoja, tani më është bërë krejt e panjohur, por mbetet e qartë se, kur isha rreth katër vjeç, nisa të mësohesha me mendimin e Botës Tjetër dhe me jetën e atjeshme të njerëzve që ikin së këtejmi e nuk kthehen më. Më vonë e lidhja edhe me qetësinë e varrezës, ku shkonim çdo të diel, para dreke. Varre të ndryshëm, prej çimentoje a mermeri, lule të freskëta a të thara, kandilë të ndezur a të fikur nga era, aroma e temjanit, kurora plot fjongo që më ngjethnin, sepse atje ‘sapo ishte groposur dikush’. Pasi nisa të lexoja, e kisha kënaqësi të mësoja emrat dhe vitet sa kishin jetuar ata që preheshin atje, afër Gjyshes. Deri atëhere i pyesja prindërit se ‘çfarë shkruhet e sa kanë jetuar’, duke i detyruar të bëjnë mbledhje e zbritje. Se çfarë kam bërë në ata katër vitet kur nuk dija asgjë për vdekjen, më faniten në kujtesë në trajtën e ca copëzave tejet të shkurtra, si të prera nga një film, pa lidhje mesveti.