Showing posts with label Rrallë kam pa shoqni e cila i tutet Të Vërtetës si shoqnia shqiptare. Show all posts
Showing posts with label Rrallë kam pa shoqni e cila i tutet Të Vërtetës si shoqnia shqiptare. Show all posts

Rrallë kam pa shoqni e cila i tutet Të Vërtetës si shoqnia shqiptare… - Bisedë me shkrimtarin Migjen Kelmendi

Revista Haemus: I dashur Migjen Kelmendi. Mass-mediat shqiptare janë plot intervista dhe rrëfime e kjo mbase është një pasqyrim i natyrshëm i ndryshimeve që po ndodhin apo që duhet të ndodhin në vetëdijën e lexuesve. Mendoni se ndryshimet e mësipërme janë reale? Çfarë përqindje e këtyre rrëfimeve ka çiltërsi dhe vlerë?

Migjen Kelmendi: E kam nji bindje se distanca e nevojshme për me i pa fenomenet e gjanat që i ndodhën shoqnisë shqiptare në shekullin e shkuem, me gjasë asht mbërri, andaj edhe kjo nevojë me folë... me folë... me folë... Na n’Kosovë kishim me thanë: me e qitë t’keqtit! Nji mënyrë e purifikimit të shpirtit, mbamendjes, kujtesës. Mediat ta krijojnë përshtypjen e kanapesë së psikoanalistit. E shoqnia shqiptare si nji paciente e ndeme në kanapen e Frojdit! Por, s’ka formë ma të mirë se me mjegullue e me hutue opinionin poashtu tue folë... folë... folë... Kjo kakofoni zanash, piskamash e argumentesh gjysëm të vërtetë ja të rremë, e ka të njajtin efekt.