(1919-1989) - Bir minatori, luftëtar në frontin e lindjes, student i shkëlqyer në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Kluzh, asistent i Luçian Blagës në Katedrën e Filozofisë, Ion D. Sîrbu është një nga majat e mendimit rumun dhe evropian. Mënjanohet nga jeta kulturore në vitet ’50 ‘për orientime idealiste’ dhe caktohet mësues në qytetin Baia de Areș. Më pas punon si mësues gjimnazi. Më 16 shtator 1957 arrestohet nën akuzën ‘mosbërje denoncimi’ dhe mbyllet 6 vjet në burg. Pas lirimit i ndalohet botimi dhe internohet në Petrila, ku punon si vagonashtyrës në minierë. Më vonë punon në Teatrin e Valea Jiului (i cili sot i mban emrin) dhe punon për nëntë vjet me radhë si sekretar letrar i Teatrit Kombëtar të Krajovës. Është autor i shumë vëllimeve me prozë, me drama (të cilat janë luajtur në shumë vende të botës), i disa romaneve, ndër të cilët më i njohuri është “Ujku dhe katedralja” (Çmimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë më 1982 dhe post mortem 1993), si dhe i një ditari të jashtëzakonshëm, nga i cili po japim disa copëza.
Gazeta
e një gazetari pa gazetë
Fragmente
“… historia e vërtetë e shekullit tonë nuk do të
mund të shkruhet ndonjëherë: llava e dokumenteve dhe kundërdokumenteve do të
bëjë të mundur që ky shekull, më tragjiku në histori, të shkëputet nga vargu.
(Një perandor kinez duket të ketë thënë: ‘mjafton të shkatërrosh një shekull,
që të bjerret tërë vargu i kohës’)”.