Flet Dr. Kurt Gostentschnigg (1965) albanolog, përkthyes, ligjërues në Universitetin e Graz-it, autor i një sërë punimesh dhe i doktoraturës për shqiptarët dhe albanologjinë, njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve*.
Arif Kutleshi: Zoti
doktor Gostentschnigg, ju fillimisht keni studiuar histori në Universitetin e
Gracit. Si u bë që të interesoheni për albanologjinë?
Kurt Gostentschnigg: Gjatë
studimeve të mia të Diplomës për degën e historisë kam ndjekur dy leksione, një
për historinë e Shqipërisë si dhe një për fiset shqiptare dhe kanunin e tyre.
Më ka tërhequr dhe zgjodha temën për punën time të diplomës në lidhje me
albanologjinë austro-hungareze. Doktorata ka qenë vazhdimi, zgjerimi dhe
thellimi i kësaj teme në drejtim të marrëdhënieve midis shkencës dhe politikës.